Ballina Lajme Bota/Rajoni Të dhënat shokuese, ja çfarë u bën koronavirusi mushkërive (FOTO)

Të dhënat shokuese, ja çfarë u bën koronavirusi mushkërive (FOTO)

70
SHPËRNDAJE

Mjekët kanë publikuar imazhet e rëntgenografisë që tregojnë më së miri se çfarë u bënë mushkërive koronavirusi. Kur në spitalin Landzou u pranua një grua 33-vjeçare, kishte temperaturë të lartë, kollitje që i kishte zgjatur për më shumë se pesë ditë.

Frymëmarrjen e kishte shumë të vështirë dhe kishte plot njolla të zeza nëpër trup, që janë shenja që vuan nga ndonjë virusi. Pacientja punonte në qytetin kinez Wuhan, që konsiderohet si qendra e epidemisë.

Në imazhe mjekët kanë hasur në hije të bardha të njohura si “xhamat e qumështit”, që paralajmërojnë se mushkëritë pjesërisht janë të mbushura me lëngje.

Ata pretendojnë se pacientët e infektuar me koronavirus, fillimisht vërejtën se kanë infeksione që mund të dëmtojnë mushkëritë dhe të shkaktojnë ndezjen e tyre që kërcënon jetën e njeriut.

Mjekët paralajmërojnë së në fillim shumë lehtë mund të ngatërrohet koronavirusi me ndezjen e mushkërive. Megjithatë imazhet e rëntgenografisë kanë treguar se pas tre ditëve gjendja e pacientit përkeqësohet siç ka ndodhur në raste me SARS dhe MERS, viruse këto gjithashtu që kishin shpërthyer në Kinë.

-----