Ballina Lajme nacionale Të afërm të Lul Berishës, morën beton tek kompania e të vëllait...

Të afërm të Lul Berishës, morën beton tek kompania e të vëllait të Vangjush Dakos

37
SHPËRNDAJE

Gazetari investigativ Basir Çollaku i ftuar në Opinion, i ka bërë pyetje kryebashkiakut të Durrësit Vangjush Dako nëse është mpleksur me Lulzim Berishën, një eksponent i botës i përfolur i botës së krimit. Sipas Çollakut, Dako ka përdorur kompani të ndryshme për të pastruar para të Lulzim Berishës.

Kryebashkiaku i Durrësit nuk e mohoi faktin se kishte njohje me Lul Berishën.

“Të afërm të Lul Berishës në vitin 2009 kanë patur një godinë dhe kërkonin ta zhvillonin. E vetmja lidhje që kam patur me ta është se kanë marrë beton tek vëllai im” – tha Dako.

-----