Ballina Showbiz Tayna shfaqet nga ‘qyteti i mëkateve’, ekspozon trupin e saj

Tayna shfaqet nga ‘qyteti i mëkateve’, ekspozon trupin e saj

36
SHPËRNDAJE

Ajo momentalisht është duke e shijuar suksesin e projektit të saj më të ri “Sicko”, i cili u lansua javën e kaluar me klip dhe vetëm për pak ditë kaloi shifrën e 3.6 milionë klikimeve në kanalin zyrtar, YouTube.

Dhe fjala është për reperen nga Prizreni, Tayna, e cila përveç projekteve të reja, vazhdon të jetë mjaft e kërkuar në vende të ndryshme të Evropës.

Bukuroshja shqiptare së fundmi ka pozuar nga Amsterdami, ndërsa nuk ka dyshim se merr vëmendje gjithnjë si me stilin e flokëve e po ashtu edhe me pamjen e saj.

E ulur pranë dritares dhe me një pozë joshëse, Doruntina Shala ka vënë një përshkrim interesant duke e cilësuar si ‘qytet i mëkateve’.

Pëlqimet dhe komentet e shumta pranë këtij imazhi tërheqës nuk kanë munguar, duke e komplimentuar këngëtaren për dukjen atraktive.

Tayna gjithashtu vazhdon të jetë shumë e pëlqyer nga publiku, me ç’rast është renditur edhe në mesin e 20 këngëtarëve shqiptarë më të ndjekur në Instagram, ku numëron hiç më pak se 1.1 milion njerëz.

E njëjta në ditët në vazhdim ka premtuar këngë të reja, derisa po punon vazhdimisht për të qenë sa më afër fansave të saj.