Ballina Showbiz Tayna ndjen mall për publikun, reagon e emocionuar pas këtyre pamjeve

Tayna ndjen mall për publikun, reagon e emocionuar pas këtyre pamjeve

32
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Ndër industritë që janë prekur më shumë nga pandemia është dhe ajo e muzikës. Për shkak të kufizimeve të ndërmarra për mospërhapjen e koronavirusit, nuk lejohet organizimi i koncerteve. Prej një viti, artistët nuk kanë mundur të përformojnë dhe shpeshherë ka patur nga ata që kanë reaguar të revoltuar.

Së fundmi, e prekur nga kjo situatë ka reaguar dhe Tayna. Reperja ka ndarë disa video nga marsi i kaluar, ku shihet teksa performon nëpër koncerte. Ajo është shprehur e emocionuar teksa ka kujtuar kohët kur publiku e priste ngrohtë dhe brohoriste me të madhe emrin e saj.


“Fillova të qaj. Faleminderit shumë”, ka shkruar reperja krahas një videoje nga muaji mars i 2019-ës. Megjithatë krahas kësaj situate, Tayna ka punuar për të sjellë këngë të reja. Vitin që lamë pas ajo solli disa hite si “Bass”, “Qe Qe” apo “Moona”, ndërkohë që pak javë më parë ajo solli duetin e shumëpritur me Flori Mumajesin. /abcnews.al

 

The post Tayna ndjen mall për publikun, reagon e emocionuar pas këtyre pamjeve appeared first on Abc News.

---- ----
-----