Ballina Sport Taulant Seferi: Në Maqedoninë e Veriut ka shumë talente, Shqipëria të kërkojë...

Taulant Seferi: Në Maqedoninë e Veriut ka shumë talente, Shqipëria të kërkojë më shumë

36
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Shqiptari nga Maqedonia e Veriut, Taulant Seferi, ka zgjedhur të përfaqësojë ngjyrat kuqezi.

Ai tregon se “në kombëtare është një konkurrencë e madhe, por mendon se kjo është diçka e mirë për të, sepse duhet të punoj më shumë dhe të zë një vend në formacion”

----

Ai shprehet se në Maqedoni ka shumë talente dhe Shqipëria duhet të shikojë më shumë edhe në këtë vend.

“Kosovë-Maqedoni? Do shkoj ta shikoj ndeshjen live nëse e kam të mundur, por mendoj dhe shpresoj në një kualifikim të Kosovës.

Gjithmonë ka qenë dëshira ime dhe e familjes që të luaja për Shqipërinë, e cila është edhe kombi im.

Shkëndija e Tetovës dhe lojtari më i mirë shqiptar? Për momentin jam akoma i ri dhe nuk mendoj për Shkëndijën, pasi dua të luaj në Evropë. Lojtari më i mirë te Shqipëria për të gjithë kohën është Igli Tare, por pëlqej shumë edhe Canën.

Shoku më i mirë te Kombëtarja? Etrit Berisha, i cili më ka trajtuar shumë mirë dhe ka bërë shaka me mua që në fillim.

E kam si objektiv në karrierë, që të luaj në 3 kampionatet më të mëdha në Europë.”, tha mesfushori për “Supersport”.

----- ----