Ballina Sport Tare niset për në Londër me mision të shesë yllin e Lazios

Tare niset për në Londër me mision të shesë yllin e Lazios

15
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Drejtori Sportiv i Lazios, Igli Tare, ka udhëtuar drejt Londrës, për të sistemuar njëherë e mirë çështjen e mesfushorit Sergei Milinkoviç-Savic, i cili edhe këtë verë kërkohet nga disa skuadra angleze.

Manchester United po punon në heshtje për të transferuar futbollistin në “Old Trafford”, ku pritet të marrë vendin që do të lirojë Paul Pogba, i cili ka bërë gati valixhet për në Madrid, ndërsa Tare pritet të diskutojë nga afër me drejtuesit e “djajve të kuq”.

Verën e kaluar Claudio Lotito refuzoi 120 milionë euro për kartonin e mesfushorit serb, ndërsa këtë vit ka kërkuar 100 milionë euro, por në fund gjasat janë që bardhekaltrit të pranojnë edhe 80 milionë euro, pasi Milinkovic nuk bëri një sezon për t’u mbajtur mend këtë vit.

The post Tare niset për në Londër me mision të shesë yllin e Lazios appeared first on Lajmi i Fundit – Lajme.

---- ----
-----