Ballina Sport Tare kritikon ministrin e Sportit: Po ndihemi të diskriminuar, ai nuk po...

Tare kritikon ministrin e Sportit: Po ndihemi të diskriminuar, ai nuk po e ndihmon futbollin

10
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Drejtori Sportiv i Lacios, Igli Tare u tregua kritik ndaj ministrit italian të sportit, Vinçenco Spadafora, që sipas tij nuk ka për qëllim që të ndihmojë futbollin me vendimet që ka marrë.

Tare habitet me faktin se njerëzit do të lejohen të dalin ndërsa sportistët nuk do të lejohen të stërviten në fushat e klubeve para datës 18 maj, edhe pse i kanë marrë të gjitha masat për të respektuar rregullat e distancimit fizik.

----

Ndërkohë ai i bën thirrje klubeve të mëdha të Serisë A të mbajnë një qëndrim.

“Jemi të habitur, sepse deri tani kemi respektuar të gjitha vendimet e qeverisë, prandaj dhe 4 maji shihej si një pikë fillimi për të gjithë. Vendimet e marra dje më bëjnë të ndihem i diskriminuar. Spadafora tha dje që duhet të mendojmë për të mbrojtur shëndetin e lojtarëve dhe më pas i lejojnë qytetarët të vrapojnë në parqe. Ndërsa futbollistëve nuk i japin mundësinë të shkojnë në qendrat sportive, pavarësisht respektimit të distancave të nevojshme.”, tha drejtori sportiv shqiptar duke shtuar “Nuk e di se çfarë ka në mendje ministri, por nuk është qëllimi i tij për të ndihmuar futbollin, duke qenë se vendimet e tij kanë qenë drastike për të mos luajtur. Jemi në dijeni të situatës dhe që sot duhet të jemi edhe më të kujdesshëm, por kështu nuk shkon, sepse ka diçka të gabuar. Klubet e mëdha si Milani, Interi dhe Juventusi duhet të mbajnë një qëndrim,”.

----- ----