Ballina Sport Tare e do me patjetër Marash Kumbullën, bën gati 25 milionë euro

Tare e do me patjetër Marash Kumbullën, bën gati 25 milionë euro

13
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Një nga objektivat e muajve të fundit të klubit të Lazios ka qenë mbrojtësi i Shqipërisë, Marash Kumbulla.

Ai ka bërë një paraqitje mjaft të mirë nga nisja e sezonit, duke tërhequr vëmendjen e disa skuadrave. Ndërkohë, edhe pse futbolli është bllokuar jo vetëm në Itali, por edhe në shtete të tjera të Evropës, drejtori sportiv i klubit, Ilgi Tare, nuk e ka ndalur punën.

Sipas mediave italiane, ai nuk po punon vetëm për rinovimet por edhe për merkaton. Përveç zgjatjeve të marrëveshjeve me Lulic, Luis Alberton, Luiz Felipen dhe Parolon, drejtori sportiv i bardhekaltërve po bën gati 25 milionë euro, për t’ia ofruar Veronës, e për të marrë Kumbullën.

Në garë për mbrojtësin kuqezi janë edhe Interi dhe Napoli.

---- ----
----
-----
-----