Ballina Lajme nacionale Tallet Rama: Si e gjeta luanin e Saliut te Kopshti Zoologjik, hante...

Tallet Rama: Si e gjeta luanin e Saliut te Kopshti Zoologjik, hante patate dhe karota!

46
SHPËRNDAJE

Në kafen që konsumoi mëngjesin e sotëm me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, kryeministri Edi Rama risolli në kujtesë edhe kohën kur u zgjodh vetë kryetar bashkie dhe shkoi të vizitojë Kopshtin Zoologjik.

Rama tha se luani aty mbahej në një kafaz me kushte skandaloze dhe ushqehej me patate dhe bar.

“Ishte luani që e kishte dhuruar sulltani i Bruneit, luani i demokracisë i thonin. Ia kishin dhënë Saliut dhe Rilindja Demokratike bëri titull bombastik “Zbarkuan luanët në Shqipëri”! Ia kishin shtruar luanit me pllaka banjoje dhe s’ecte dot. Dhe ia kishin shtruar luanit, atje me bar dhe patate. I thashë unë ça ha patate luani. Dhe ajo drejtoresha ma ktheu: Po dhe ditën e diel i japim dhe karota”. E kishin bërë luanin lepur”, rrëfeu me ironi Rama.

Dhe historia vazhdoi më tej me pyetjen e kryeministrit: “Po mishin?”.

“Jo mishin ia hoqëm, se e ke parasysh ’97 njerëzit kishin frikë dhe ne e ndanim mishin e luanit këtu njerëzve rreth e rrotull. Dhe ia kthyem me bukë tha. Unë thashë se do ngordhte tha, por jo u mësua”, zbuloi Rama.