Ballina Sport Talenti 16 vjeçar i Barcelonës zgjedh kombëtaren që do të përfaqësojë

Talenti 16 vjeçar i Barcelonës zgjedh kombëtaren që do të përfaqësojë

30
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Tashmë dilemat se kë kombëtare do të përfaqësojë Ansu Fati kanë marrë fund. Në mes tre mundësive që kishte për të zgjedhur, Spanjës që e donte në botërorin e U-17, Guinea Bissau si vendlindje, e ndërsa Portugalia u fut në garë duke ditur ndikimin që ka në vendin afrikan si ish-koloni portugeze.

Fati tha- “Dua të luaj për Spanjën”.

Ai nuk ka dhe nuk ka patur kurrë dyshime shkruajnë mediet spanjolle ndoshta dhe nga krenaria. Përfundimisht, ish-kampionët e botës arrijnë të rrëmbejnë një supertalent.

Fati ka bërë mjaft mirë me Barcelonën, pasi ka hedhur shumë shpejt hapat në karrierën e tij duke luajtur nga moshat deri në ekipin e parë. Ai arriti të shënonte gol në ndeshjen që katalanasit luajtën kundër Osasunas për 2-2. Fati është lojtari i dytë më i ri në histori që debuton për Barçën.a

The post Talenti 16 vjeçar i Barcelonës zgjedh kombëtaren që do të përfaqësojë appeared first on Lajmi i Fundit – Lajme.

---- ----
----
----- ----
-----