Ballina Sport Talentet në mbarë Botën janë shpëtimi, Barça në aksion për një uruguaian

Talentet në mbarë Botën janë shpëtimi, Barça në aksion për një uruguaian

19
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral - -------
Me Bartomeun akademia doli jashtë loje dhe Barcelona tentoi të forcohej me lojtarët e blerë nga skuadrat e tjera, duke shpenzuar qindra milionë euro, që në fund rezultuan të kishin shkuar kot.

Coutinho, Dembele e Griezmann nuk kanë mundur të ambientohen si duhet dhe Barcelona, me ardhjen e Laportas, ka nisur një projekt të ri. Skautët nga e gjithë bota kanë nisur intensivisht punën dhe po vëzhgojnë e po mundohen të zbulojnë sa më shumë talente.

Nicolas Siri është objektivi i Barcelonës në merkato. Ai është vetëm 16 vjeç dhe po shkëlqen në uruguai me ekipin e parë të Danubio, skuadër e ligës kryesore të vendit të vogël latin.

Siri aktivizohet si qendërsulmues dhe ka arritur të bëjë mirë edhe mes profesionistëve, duke shënuar 4 gola në 5 ndeshje me Danubion deri më tani në këtë sezon. Barcelona po e ndjek nga afër talentin dhe dëshiron ta sigurojë më parë se të tjerët të mësyjnë drejt tij. /abcnews.al

The post Talentet në mbarë Botën janë shpëtimi, Barça në aksion për një uruguaian appeared first on Abc News.

---- ----
-----