Ballina Lajme nacionale Taksa ndaj Serbisë sjell krisjen e parë në qeveri, Mustafa “kundër” Kurtit

Taksa ndaj Serbisë sjell krisjen e parë në qeveri, Mustafa “kundër” Kurtit

59
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Vazhdimi i dialogut Kosovë – Serbi, i lidhur ekskluzivisht me heqjen e taksës 100 për qind, është një nga sfidat kryesore me të cilat përballet ekzekuivi i ri i Albin Kurtit. Marrëveshja LVV – LDK, e saktëson se kjo masë do të hiqet, për t’u zëvendësuar me reciprocitet të plotë politik dhe ekonomik ndaj Serbisë. Por mënyra sesi kjo do të realizohet, nuk po shihet me të njëjtin sy nga partnerët e koalicionit. Kreu i LDK-së, Isa Mustafa, tha për Gazetën Express se reciprociteti është kompleks dhe me pasoja shumëdimensionale.

Pozicioni që Qeveria e re e Kosovës do të marrë në raport me taksën 100 për qind ndaj importeve nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina, pritet të jetë një hap vendimtar në lidhje me vazhdimin e dialogut Prishtinë-Beograd. Një ditë pasi Kuvendi i Kosovës votoi për formimin e qeverisë së re me Albin Kurtin kryeministër, i dërguari i Shtëpisë së Bardhë për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, tha se prêt prej saj që ta “ heqë taksën menjëherë”.

Të mërkurën Kurti paralajmëroi zëvendësimin e taksës prej 100% të vendosur nga qeveria e kaluar mbi importet serbe e boshnjake, e në një linjë me të u shfaq dhe Vjosa Osmani, e cila sqaroi megjithatë në Facebook se për këtë do të nevojitet më parë një studim.

Mustafa tani thotë se reciprociteti është kompleks dhe ka pasoja shumëdimensionale, dhe se qeveria duhet të gjejë një rrugë më të mirë me të cilën pajtohen si Shtetet e Bashkuara, ashtu dhe Bashkimi Europian.

---- ----
----
-----
-----