Ballina Lajme nacionale Taksa ishte ide e Kadri Veselit, ja kush e thotë këtë

Taksa ishte ide e Kadri Veselit, ja kush e thotë këtë

46
SHPËRNDAJE

Taksa kundër Serbisë vazhdon të diskutohet edhe më tutje.

Formimi i Ushtrisë së Kosovës, taksa 100 për qind ndaj produkteve serbe dhe ndalja e ndarjes së vendit vlerësohen si sukseset kryesore të qeverisë “Haradinaj”, përderisa zhvatja e buxhetit të shtetit, izolimi i vendit, dështimi diplomatik, numri i madh i ministrave, i zëvendësministrave dhe i koordinatorëve nacionalë faturohen si dështime të këtij ekzekutivi.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hajdar Beqa, e ka vlerësuar si pozitive qeverisjen “Haradinaj”, partia e të cilit ka qenë pjesë e saj.

Ndonëse përmendi se ka pasur vend për ngecje, Beqa ka thënë për “Zërin” se ndryshimet më të mëdha kanë qenë në shëndetësi dhe në drejtësi, dikastere këto të cilat udhëhiqen prej dy ministrave nga radhët e PDK-së, por nuk preferon të flasë për sukseset në dikasteret qeveritare.

“Ka pasur shumë gjëra pozitiva në dikastere të ndryshme, por në shëndetësi e kam parë që ka pasur një avancim, sidomos tek ofrimi i shërbimeve. Pra është bërë një rregull i ri në raport me të kaluarën. Gjithashtu edhe në drejtësi, sepse ne në Komisionin për Legjislacion e kemi parë që mbi 10 ligje të reformave të drejtësisë kanë ardhur në Komision, të cilat e kanë avancuar sistemin e drejtësisë në raport me sistemin e kaluar. Konsideroj që ka qenë qeverisje pozitive, normalisht që i ka pasur edhe ngecjet e veta”, ka pohuar Beqa.

Mirëpo është taksa ajo për të cilën partnerët e koalicionit, AAK-ja dhe PDK-ja, vazhdojnë të mos pajtohen.

Deputeti Beqa, duke e konsideruar veprim të mirë, por jo arritje, potencoi se taksa ka qenë ide e kryetarit të Kuvendit Kadri Veselit, ndonëse ky kishte kërkuar të hiqet e njëjta.

“Taksa realisht ka qenë një ide e koalicionit, respektivisht e zotit Veseli, mendoj që taksa e ka arritur efektin e vet, nuk mund ta numërojmë si arritje, por mendoj që ka qenë vendim i mirë”, ka thënë ai.

-----