Ballina Lajme nacionale Takimi në Berlin nuk ka qenë i fshehtë, kështu thotë Kryeministri Haradinaj

Takimi në Berlin nuk ka qenë i fshehtë, kështu thotë Kryeministri Haradinaj

9
SHPËRNDAJE

Haradinaj ka thënë se takimi në Berlin nuk ka qenë i fshehtë.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka mbajtur sot një konferencë për media pas mbledhjes së qeverisë.

I pyetur rreth takimit të delegacioneve teknike të Kosovës dhe Serbisë në Berlin javën e kaluar, Haradinaj ka thënë se nuk ka qenë i fshehtë.

Edhe pse takimi ishte mbajtur larg syrit të publikut e pa paralajmërim, Haradinaj ka thënë se ka qenë takim i ftuar nga ekip i kancelares gjermane Angela Merkel dhe se s’ishte sekret e i fshehtë.

“Ka qenë takim i ftuar nga Merkel, për ekipet teknike. Mund të thuhet konfidencial, i punës, por as sekret e as i fshehtë. Ka qenë takim i ftuar nga ekipi i kancelares Merkel për palët e mandatuara”, ka thënë Haradinaj pas mbledhjes së qeverisë.

Po ashtu, në këtë konferencë, Haradinaj tha se katastrofa humanitare në veri të Mitrovicës që po raportohet nga ana e Serbisë, është skenar i planifikuar.

Javën që shkoi, lajmi.net raportoi ekskluzivisht rreth këtij takimi.

-----