Ballina Sport Takimi mbyllet pa akord, anësori i Real Madrid largohet në fund të...

Takimi mbyllet pa akord, anësori i Real Madrid largohet në fund të sezonit

11
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Lucas Vazquez dhe Real Madrid do të ndahen në verë. Kjo është ajo që raporton Marca, sipas së cilës klubi dhe lojtari nuk kanë rënë dakord për vazhdimin e bashkëpunimit mes tyre.

Mësohet se përfaqësuesit e lojtarit janë takuar dhe lojtarit i është propozuar një kontratë për tre vitet e ardhshme me 10% ulje të pagës, kushte që nuk janë pranuar nga pala e lojtarit.

 

Kështu, ai do largohet pas 30 qershorit, kur i mbaron edhe kontrata me Los Blancos, klubin ku u rrit dhe fitoi tre herë Champions League. Dëshira e tij është të transferohet në një klub, që synon të gjithë trofetë e mundshëm. /abcnews.al

 

The post Takimi mbyllet pa akord, anësori i Real Madrid largohet në fund të sezonit appeared first on Abc News.

---- ----
-----