Ballina Lajme nacionale Takimi i Uashingtonit, problemet që fshihen pas entuziazmit të Hashim Thaҫit

Takimi i Uashingtonit, problemet që fshihen pas entuziazmit të Hashim Thaҫit

37
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Dalja e Hashim Thaҫit në konferencën për shtyp në lidhje me dialogun e 27 shtatorit ishte larg pritshmërive. Përveҫ entuziazmit të paraqitur me okë, presidenti i Kosovës nuk ka dhënë asnjë indikacion se si Kosova shkon e përgatitur në Shtëpinë e Bardhë.

----

Ndryshe nga konferenca e Rambujesë që u bë për t’i kërkuar diҫka Serbisë; pra largimin e të gjitha trupave ushtarake dhe policore, në Shtëpinë e Bardhë është Serbia që kërkon diҫka prej Kosovës.

Edhe pse në publik ka patetizëm dhe qëndrime të fshehura me patriotizëm, realisht pakti i sotëm Serbi-Kosovë bëhet që Beogradi ta njohë Kosovën si shtet dhe kjo e fundit të bëhet anëtar i OKB-së, akt që kalon përmes Këshillit të Sigurimit.

Shkoqur, Serbia do të kërkojë një “haraҫ” për dhënien e kompromisit. Këtë e ka thënë dje në mënyrë të qartë Kremlini, apo aleati më i ngushtë i Serbisë në arenën ndërkombëtare.

Ndërkohë që Thaҫi ricicëronte twitter-in e Grenell, Vuҫiҫ ka telefonuar Vladimir Putinit, për ta njoftuar për ftesën në Shtëpinë e Bardhë.

Kreu i Kremlinit ka bërë një deklaratë të rëndësishme: “Vladimir Putin mbrojti zhvillimin e një zgjidhjeje kompromisi të pranueshme për Beogradin, i cili duhet të miratohet nga Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara”.

Deklaratë që tregon dy barrierat që ka ngritur Serbia së bashku me Rusinë dhe që do të kalojnë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, ku anëtare e përhershme është edhe Kina-armike e pavarësisë së Kosovës.

Është e qartë tashmë, vetëm se fshihet nga qarqe politike e mediatike shqiptare se bëhet fjalë për një lëshim që Kosova duhet t’i bëjë Serbisë që të arrihet “kompromisi i pranueshëm nga Beogradi”.

Pikërisht këtë pikë Kosova nuk është e përgatitur, madje ka një vit që bëhen spekulime e sulme të ndërsjella. Vetë Thaҫi e përhapi në rrugë jo formale një tezë që duket është diskutuar, kurse pala tjetër e sulmoi vetëm që të ketë favore elektorale.

Ja ku erdhëm në fund, ku Kosova do të duhet ta bëjë një zgjidhje. Gjasat janë që Uashingtoni, përkatësisht Shtëpia e Bardhë që ka marrë nismën, pra stafi i Grenell të ketë një tekst të gatshëm për negociatat, por siҫ ndodh gjithmonë këto material mbeten konfidenciale deri në një farë pike.

Por ndërsa Vuҫiҫ e ka përgatitur opinionin se po shkohet drejt pranimit të Kosovës, politikanët shqiptare nuk kanë dhënë një qasje sesi mund të jetë një kornizë e pranueshme për të arritur kompromisin.

Thaҫi e Hoti, pasi të kthehen nga Shtëpia e Bardhë do të duhet të bindin të gjithë politikën e Kosovës për tekstin që pritet të serviret më 27 qershor, gjë që s’është e lehtë. Plus BE-në, të cilin Thaҫi vijon ta anatemojë e ta largojë nga dialogu.

Nëse Gjermania dhe Franca nuk do të jenë dakord me draftin e Uashingtonit, procesi nuk është lehtë të ecë para.

Siҫ e thotë Grenell, edhe në twitter-in e tij se “gjërat do të kthehen në statusquo”. E del që e gjitha kjo ka qenë një favor për Vuҫiҫin që të fitojë zgjedhjet parlamentare të 21  qershorit në Serbi.

----- ----