Ballina Showbiz Takimi i Për’puthen befason publikun, Atdheu dhe Sara puthen në buzë në...

Takimi i Për’puthen befason publikun, Atdheu dhe Sara puthen në buzë në takimin e parë

23
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Lajmi i Fundit
Takimi i Për’puthen befason publikun, Atdheu dhe Sara puthen në buzë në takimin e parë

Disa ditë më parë, emisionit “Për’puthen” iu bashkua konkurrentja Sara Malaj, 22-vjeç, jetonte në Athinë.

Sara tërhoqi menjëherë vëmendjen për shkak të stilit ekstravagant, por edhe për faktin se ajo ishte një emër i njihur për showbizz-in shqiptar.

Bëhet fjalë për një bashkëpunim mes vetë Sarës dhe Don Phenom-it, titulluar “Dirty Wine”.

Por le të rikthehemi te puntata e sotme e “Për’puthen” ku Sara ka realizuar takimin e parë me Atdheun. Afrimiteti i tyre tërhoqi vëmendje të madhe dhe të gjithë u shprehën se vunë re një shkëlqim në sytë e Atdheut, të cilin e kishte pasur vetëm në takimet me Anën e parë.

Aq mirë shkuan gjërat mes çiftit, sa dy konkurrentët i dhuruan njëri-tjetrit edhe puthje në buzë!

Në fakt, puthja erdhi si “dënim” për Sarën, e cila nuk qëlloi në shenjë gjatë qitjes, ndërsa Atdheu po.

Takimi i Për’puthen befason publikun, Atdheu dhe Sara puthen në buzë në takimin e parë
Jonida Dama

---- ----
----
----- ----
-----