Ballina Lajme nacionale Takimi i fshehtë në Berlin, publikohet edhe fotografia e përfaqësuesve të Kosovës

Takimi i fshehtë në Berlin, publikohet edhe fotografia e përfaqësuesve të Kosovës

140
SHPËRNDAJE

Janë publikuar edhe pamje nga takimi i fshehtë i mbajtur në Berlin.

Duket se është mbajtur një takim në zyret e kancelarisë Gjermane ku kanë marrë pjesë përfaqësues nga Kosova, Serbia, BE, Gjermania, Franca e SHBA-të.

Nga Kosova në këtë takim kanë marrë pjesë dy njerëzit më besnikë të kryeministrit Ramush Haradinaj, Avni Arifi i cili është tani ambasador në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe shefi i stafit të kryeministrit, Selim Selimi dhe ish-avokati i Haradinajt, Michael O’Riley.

Ndërkohë, lajmi ka siguruar edhe një fotografi e cila është shkrepur në një Hotel të Berlinit ku në foto shihen të tre personat për të cilët u raportua se kishin qenë në takim.

Fotografia është shkrepur në ora 17:30 në hotel ‘Mariot’ në Berlin.

Burimet kanë konfirmuar se qëllimi i këtij takimi sekret ka qenë diskutimi për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe në Kosovë me kompetenca ekzekutive apo Asociacioni Plus.

Të njëjtat burime ndërkombëtare dhe vendore e kanë konfirmuar se kryeministri Haradinaj tashmë ka pranuar propozimin e Gjermanisë që Kosova të pranojë themelimin e Asociacionit me kompetenca ekzekutive si kompromis kryesor për të arritur marrëveshjen përfundimtare me Serbinë.

Sipas këtij skenari, Serbia nuk do të ketë nevojë ta njoh pavarësinë e Kosovës de jure dhe as te vendosë marrëdhënie diplomatike me Kosovën. Serbia vetëm do ta pranojë faktin se Kosova ka territorin e saj.

-----