Ballina Lajme Bota/Rajoni Takime urgjente të OBSH-së dhe EMA-së për rastin e “AstraZenekës”

Takime urgjente të OBSH-së dhe EMA-së për rastin e “AstraZenekës”

13
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Gjenevë, 15 mars – Shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë tha se ekspertët e agjencisë së sigurisë së vaksinave do të takohen nesër për të diskutuar vaksinën e “AstraZenekës” pasi shumë vende ndaluan ta përdorin atë për shkak të frikës nga mpiksjet e gjakut.

“Komiteti Këshillimor për Sigurimin e Vaksinave të OBSH-së po rishikon të dhënat në dispozicion, po punon ngushtë me Agjencinë Evropiane të Barnave dhe do të takohet nesër”, tha Tedros Adanom Gebrejesus në një konferencë për shtyp.

Agjencia Evropiane e Barnave, ndërkohë, kumtoi se do të realizoj “takim urgjent” të enjten mbi vaksinën e “AstraZenekës”, duke shtuar se përfitimet e saj ende tejkalojnë rreziqet.

“Ne po shqyrtojmë me kujdes të gjitha të dhënat, veçanërisht fatalitetet që janë lajmëruar”, tha Marko Kavalieri, shefi i strategjisë së vaksinimit dhe kërcënimeve shëndetësore të Agjencisë Evropiane të Barnave, përpara komitetit shëndetësor të Parlamentit Evropian.

Komentet vijnë në të njëjtën ditë kur vendet kryesore anëtare të BE-së u bashkuan me vendet e tjera, të tilla si Norvegjia, Danimarka dhe Tajlanda, në ndalimin e përdorimit të vaksinës së “AstraZenekës”. Vendimet u përshkruan si “masa paraprake” në pritje të analizës së mëtejshme nëse kishte lidhje shkak-pasojë në mes vaksinës dhe vdekjeve dhe efekteve të tjera anësore të raportuara tek personat pas marrjes së ilaçit.

The post Takime urgjente të OBSH-së dhe EMA-së për rastin e “AstraZenekës” appeared first on KOHA.

---- ----
-----