Ballina Sport Takim 40 mijë dollarësh/ Tenistja çon në qiellin e shtatë fansin, paratë...

Takim 40 mijë dollarësh/ Tenistja çon në qiellin e shtatë fansin, paratë shkojnë për…(FOTOT)

37
SHPËRNDAJE

Tenistja Juxhini Bushar ka pranuar të dalë në një takim me një fans të sajin, në mënyrë që të fitojë para të cilat do të shkojnë për personelin shëndetësor të SHBA-së.

Nga ky takim, 26 vjeçarja kanadeze fitoi 40 mijë dollarë, ndërkohë duhet theksuar se pak kohë më parë ajo shkroi në Twitter se karantina me një të dashur do të ishte shumë herë më e mirë.

Është për t’u theksuar se mënyra sesi ka zgjedhur Bushar të ndihmojë personelin shëndetësor, i cili është në vijën e parë në luftën kundër koronavirusit të tmerrshëm, është mjaft e veçantë.

-----