Ballina Lajme Bota/Rajoni Taivan, mjekët trajnohen për Covid-19 në mjedis virtual

Taivan, mjekët trajnohen për Covid-19 në mjedis virtual

17
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Mjekët në Tajvan po mësojnë si të trajtojnë pacientët me koronavirus duke përdorur syzet virtuale. Një kompani telefonash celularë ka ndërtuar një sistem virtual që mund të mësojë procedurat themelore para se stafi mjekësor të përballet me rreziqet. Mjeku Ke Jian-yu, shefi i pavionit të urgjencës në spitalin Tzu-Chi po praktikon trajtimin e pacientëve me COVID-19. Por ai nuk ka nevojë të takohet personalisht me askënd pasi trajnimi realizohet përmes sistemit virtual.

----

Sistemi mjekësor i trajnimit SimX VR është krijuar nga kompania tajvaneze e telefonave HTC dhe fondacioni mjekësor budist Tzu Chi. Syzet dhe pajisjet elektronike në dorë e vendosin përdoruesin brenda një mjedisi virtual. Përmes këtij sistemi ata mund të testojnë aftësitë e tyre dhe të mësojnë nga gabimet pa rrezikuar shëndetin.Mjedisi vitual e mundëson stazhierin që të marrë një mostër nga gryka e pacientit, sikur të ishte në jetë reale.

Përdorimi i sistemit ngjan me një lojë video elektronike.“Sistemi ynë virtual është shumë i ngjashëm me lojërat virtuale, ndaj është i lehtë të përdoret. Stazhierëve u duhet të mësojnë disa procedura thelbësore”, thone krijuesit e tij. Për shumicën e njerëzve virusi shkakton simptoma të lehta apo të mesme, si ethet dhe kolla, të cilat kalojnë pas dy apo tre javësh. Për disa të tjerë, kryesisht të moshuarit dhe njerëzit me sëmundje kronike, virusi mund të shkaktojë sëmundje më të rënda, përfshi pneumoninë dhe madje edhe vdekje, e mjekët hyjnë pikërisht në kategorinë më të rrezikuar.

----- ----