Ballina Lajme nacionale Tahirsylaj tregon se kur do të fillojnë reshjet e shiut

Tahirsylaj tregon se kur do të fillojnë reshjet e shiut

99
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Eksperti i meteorologjisë Tahirsylaj thotë se nga java e ardhshme reshje të dobëta shiu.

Temperaturat në vendin tonë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore relativisht të nxehta, të cilat masa do të lëvizin dhe për këtë do të ketë reshje të dobëta shiu, si dhe breshër të intensitetit të dobët.

Kështu ka thënë në një prononcim për Telegrafin, eksperti i meteorologjisë, Sylë Tahirsylaj.

Siç tha Tahirsylaj, nga dita e premte deri të hënën nuk do të ketë të reshura atmosferike, mirëpo temperaturat minimale do të luhaten nga 14-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet 28-32 gradë Celsius.

“Këto temperatura janë të pranueshme në bazë të të dhënave historike, pasi muaji më i nxehtë është muaji korrik”, ka thënë ai.

Tahirsylaj theksoi po ashtu se nga dita e hënë ka reshje të dobëta shiu por temperaturat do të jenë si në javën që po lëmë pas.

“Këto reshje kanë efekte pozitive në kushtet hidrike të tokës dhe përcillen tek nivelet e ujë-nxjerrësve për nevojat e qytetarëve”, ka thënë ndër të tjera eksperti i meteorologjisë, Sylë Tahirsylaj.

---- ----
----
-----
-----