Ballina Lajme nacionale Tahiri kërkon të votohet Buxheti 2021

Tahiri kërkon të votohet Buxheti 2021

15
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

 

Zëvendëskryeministri në deytyrë, Besnik Tahri ka kërkuar nga partitë politke që ta votojnë Buxhetin 2021 para se vendi të shkojë në zgjedhje.

“Partitë politike duhet të dëshmojnë se agjenda institucionale dhe publike është prioriteti i të gjithëve, dhe jo vetëm i një shumice të thjeshtë. “, ka deklaruar Tahiri,

Ai tutje ka thënë se rëndësia e votimit të Buxhetit 2021 qëndron mbi faktin se ky buxhet mbulon pagat, shërbimet, projektet e nisura, tema këto që tejkalojnë dallimet partiake.

“Andaj është koha që të marrim një kurs të ri, sipas të cilit konfirmojmë që jemi shoqëri e pjekur, e cila para, gjatë dhe pas zgjedhjeve, prodhon stabilitet , duke mos pritur momentet kur forcat politike komunikojnë përmes kushtëzimeve.”, ka shkruar Tahiri në Facebook./21Media

The post Tahiri kërkon të votohet Buxheti 2021 appeared first on RTV21.

---- ----
----
-----
-----