Ballina LifeBizare Sytë më të veçantë në botë, fotografët prezantojnë imazhet e rralla (Fotot)

Sytë më të veçantë në botë, fotografët prezantojnë imazhet e rralla (Fotot)

24
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Sytë shprehin ndjenjat tona më të sinqerta dhe në shumë raste përcjellin shumë më tepër sesa mund të thuhet me fjalë.

Aplikacioni i fotografive Agora u kërkoi artistëve të paraqisnin foto që rrëfenin tregimet e subjekteve të tyre përmes syve, qofshin ato kafshë, insekte apo njerëz duke paraqitur bukurinë natyrore të qenieve të gjalla në të gjithë botën. Në foto paraqiten sytë e frikshëm të një krokodili, një portret të një burri të moshuar në gjendje medituese, një vajzë të re me sy ëndërrues apo një flamingo me sy të verdhë.

Të gjithë mund të votojnë për foton e tyre të preferuar në aplikacion deri më 10 dhjetor, ku fotografi Fawad Malik do të vendosë se kush do të shpallet fituesi që do të marrë një çmim prej 1 mijë dollarë. Identiteti i fituesit do të bëhet i ditur në datën 12 dhjetor.

---- ----
----
-----
-----