Ballina Lajme nacionale Syri i Berishës bashkë me Çimin e tërmetit, në hall për audiencën

Syri i Berishës bashkë me Çimin e tërmetit, në hall për audiencën

2
SHPËRNDAJE

Alvin Berisha, fëmija 11 vjeçar që ndodhej prej kohësh në kampet siriane u shpëtua pas negociatave që kanë zgjatur prej 5 ditësh.  Madje, dje në mediat arabe u publikua lajmi për lirimin e tij, lajm që u përcoll edhe në mediat shqiptare dhe sigurisht në Top Channel.

Por, Syri i Sali Berishës bashkë me Çimin, provuan sërish të manipulojnë publikun, njësoj siç bënë me tërmetin.

Në portalin e Çimit është publikuar një lajm mbrëmjen e djeshme, sipas të cilit Top Channel ka prodhuar një Fake News lidhur me lirimin e Alvinit nga kampi i Al-Hol.

Çimi, që në fakt prodhon vetëm fake news ka tentuar që edhe lajmin për Alvinin t’ia faturojë Top Channel-it, si Fake News. Ja çfarë shkruhet në syrin e Çimit për lajmin e publikuar nga TCH.

https://www.syri.net/politike/292471/fake-news-top-channel-mashtron-per-lirimin-e-alvin-berishes/

Por, operacioni për lirimin e Alvinit nga kampi i ferrit të Al-Holit ka qenë thuajse në mbyllje të tij, në momentin kur është publikuar në këtë rast Fake News i Syrit. I mësuar me Fake News-et e tij, Çimit i doli huq tentativa për të sulmuar Top Channel, sepse Alvini u shpëtua. Dhe këtë e ka përshëndetur edhe vetë Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha.

Pra, nëse Top Channel ka publikuar një “fake news”, i bie që edhe Basha ta ketë bërë një gjë të tillë.

https://www.syri.net/politike/292629/basha-pershendet-shpetimin-e-alvinit-misioni-vazhdon/

Nga e gjithë kjo që shpjeguam më lart, del qartë se portali i Çim Pekës dhe Sali Berishës, kanë publikuar sërish një fake news, duke përdorur prapë Top Channel.

Duhet theksuar që sa herë Çimi ndodhet në krizë me audiencën, e prodhon nga një fake news.

Kujtojmë këtu rastin e tërmetit, kur Syri i Çimit publikoi edhe orën e saktë se kur do të binte, çka detyroi më shumë se gjysmën e Tiranës të dilte në rrugë të madhe e në mes të natës.

Pak ditë pas këtij skandali, gazetari Çim Peka mburrej se kishte rritur klikimet në faqe me lajmin për tërmetin.