Ballina Sport Synon finalen e dytë radhazi, Tuchel: Jemi gati, mjafton të kemi pak...

Synon finalen e dytë radhazi, Tuchel: Jemi gati, mjafton të kemi pak fat

13
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Thomas Tuchel shpreson të sigurojë një tjetër finale Champions League, të dytën radhazi. Sezonin e kaluar mbërriti me PSG në finalen e madhe, por doli pa trofe pas humbjes 1-0 me Bayern Munchen.

Sonte mund t’ia dalë me Chelsea. Djemtë e tij barazuan 1-1 sfidën e parë gjysmëfinale ndaj Real Madrid dhe janë gati për duelin e kthimit, që do të nisë pak minuta më vonë në “Stamford Bridge”.

Nuk mendoj se kemi nevojë për një mrekulli ose për diçka të çmendur. Kemi besim të madh tek aftësitë tonë, jemi gati për këtë ndeshje vendimtare.

Do të përballemi me një kundërshtar të vështirë si Real Madrid, sigurisht që kemi nevojë edhe për pak fat për t’u kualifikuar“, deklaroi për Sky trajneri gjerman. /abcnews.al

The post Synon finalen e dytë radhazi, Tuchel: Jemi gati, mjafton të kemi pak fat appeared first on Abc News.

---- ---- ----
-----