Ballina Lajme nacionale Syla bisedë telefonike me Ramën: Më konfirmoi 500 vaksina për Kosovën

Syla bisedë telefonike me Ramën: Më konfirmoi 500 vaksina për Kosovën

10
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Kryetari i Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës, Blerim Syla ka pasur një bisedë telefonike me kryeministrin Edi Rama në lidhje me vaksinat. Në një postim në Facebook, Syla thotë se kreu i qeverisë i ka konfirmuar sigurimin e 500 vaksinave për personelin shëndetësor në  Kosovë.

Siç ka thënë edhe më herët Rama, Syla konfirmon se vaksinat do mund të administrohen në Kukës.

“Të nderuar pas shumë përpjekjeve sot kam marrë një telefonat nga Kryeministri i Shqipërisë Zoti Edi Rama i cili më konfirmoi sigurimin e vaksinave të para për punëtorët shëndetësorë të cilat do t’i marrin në Kukës. Fillimisht numri i tyre është rreth 500 doza. Federata së bashku me menaxhmentin nga sonte ka filluar të përpilojmë listat , kuptohet së pari për punëtorët që janë në vijën e parë të frontit me Covid 19.”

Gjithashtu, ai thotë se nesër do të shkojë në Tiranë që të informohet më shumë për detaje.

“Poashtu nesër unë si përfaqësues i punëtorëve të shëndetësisë së Kosovës do të shkoj në Tiranë për detalet teknike me qëllim të realizimit të këtij procesi. Transportin deri ne Kukës do ta organizoj FSSHK (për detale ju njoftojmë me kohë)” Të nderuar me lejoni që në emrin tim dhe tuaj ta falënderoj kryeministrin Rama si dhe Ambasadorin e RKS në Tiranë zotin Nait Hasanin duke mos i harruar edhe të tjerët për të cilët do të flasim në ditët në vijim. NA PRIFT E MBARA.” /abcnews.al/

NJOFTIM PËR PUNËTORET SHËNDETSOR
Të nderuar pas shumë përpjekjeve sot kam marrë një telefonat nga Kryeministri i…

Posted by Blerim Syla on Thursday, March 18, 2021

The post Syla bisedë telefonike me Ramën: Më konfirmoi 500 vaksina për Kosovën appeared first on Abc News.

---- ----
-----