Ballina Lajme nacionale Suspendohen gjashtë zyrtarë policorë në Gjakovë

Suspendohen gjashtë zyrtarë policorë në Gjakovë

9
SHPËRNDAJE

Janë suspenduar gjashtë zyrtarë policorë nga Drejtoria Rajonale e Gjakovës.

Suspendimi i tyre thuhet të jetë bërë me rekomandim të Inspektoratit Policor të Kosovës, pasi ndaj tyre janë duke u kryer hetime

Këtë e ka konfirmuar për Express Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.
“Bazuar në rekomandimin e Inspektoratit Policor, sot janë suspenduar përkohësisht 6 zyrtarë policorë nga Drejtoria Rajonale e Gjakovës. Suspendimi i tyre është bërë sipas rekomandimit te IPK, pasi ndaj te njëjtëve janë duke u kryer hetime”, ka thënë Kelani.

Ndërkaq burime të Gazetës Express brenda Policisë së Kosovës kanë bërë të ditur se në mesin e zyrtarëve të suspenduar është edhe Komandanti i Policisë në Gjakovë, Kristë Gjokaj.

-----