Ballina Sport Surprizon klubi italian, ylli i Ajaksit vjen në Seria A

Surprizon klubi italian, ylli i Ajaksit vjen në Seria A

9
SHPËRNDAJE

Klubi italian, Xhenoa ka bërë një goditje të madhe këtë merkato, pasi arriti marrëveshjen me Ajaksin për transferimin e mesfushorit danez Las Shon në Itali, për 3 milionë euro. Shon ka arritur marrëveshjen me Xhenoan, dhe do të firmosë një kontratë 2-vjeçare, me 1.5 milionë euro në sezon.

33-vjeçari zhvilloi një sezon shumë të mirë me holandezët ne Ligën e Kampionëve, teksa arritën deri në gjysmë-finale, ku u eliminuan nga Totenhemi. Mesfushori ishte një nga më të mirët në ndeshjen kundër Realit, ku arriti të shënojë edhe një gol, në ndeshjen e kthimit në “Santiago Bernabeu”.

Pas 7 sezonesh me Ajaksin, tani Shon do të nisë një aventurë të re me ekipin italian, që gjithashtu është pranë një goditje tjetër në mesfushë, me Rikardo Saponarën, që është shumë pranë transferimit në “Luigi Ferraris”.

The post Surprizon klubi italian, ylli i Ajaksit vjen në Seria A appeared first on Lajmi i Fundit – Lajme.

-----