Ballina Showbiz Surprizë! Enca dhe Bebe Rexha në një bashkëpunim së shpejti

Surprizë! Enca dhe Bebe Rexha në një bashkëpunim së shpejti

18
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Lajmi i Fundit
Surprizë! Enca dhe Bebe Rexha në një bashkëpunim së shpejti

Bebe Rexha është një këngëtare mjaft e dashur për publikun shqiptar dhe jo vetëm. Në periudhën e tërmetit që shkatërroi Shqipërinë Bebe Rexha u gjend prane njerëzve të prekur dhe vizitoi vetë Thumanën.

Në anën tjetër Enca është një ndër emrat më të lakuar në Shqipëri përvec muzikës edhe për lirshmërinë e saj.

Ditën e sotme Enca dhe Bebe Rexha kanë hapur një live së bashku në Instagram ku nga biseda vajzat dukeshin shumë të afërta me njëra tjetrën. Bebe edhe pse me famë botërore një vajzë mjaft e thjeshtë në bisedë.

Teksa po diskutonin për projektet e njëra tjetrës Enca e pyeti se kur do të vijë në Shqipëri do të takohen bashkë dhe gjatë bisedes ajo tha dhe për të bërë një bashkëpunim së bashku! Bebe Rexha u tregua mjaft pozitive kundrejt kesaj ftese duke i thënë “po” dhe se ka qejf të kendojë në gjuhën shqipe.

Surprizë! Enca dhe Bebe Rexha në një bashkëpunim së shpejti
Zenilda Beqaj

---- ----
----
----- ----
-----