Ballina Lajme nacionale Surprizat/ 3 bashkitë që ‘nderuan’ Ramën dhe tre bashkitë që nuk ‘tradhtuan’...

Surprizat/ 3 bashkitë që ‘nderuan’ Ramën dhe tre bashkitë që nuk ‘tradhtuan’ Bashën

9
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Që prej mbrëmjes së djeshme Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar raportin e pjesëmarrje në votime, ndërsa ditën e sotme vijon numërimi i votave në disa bashki dhe në disa të tjera ka përfunduar.

KQZ bën me dije se bashkia me pjesëmarrje më të lartë është ajo e Pusteci, ku kanë votuar 55% e popullsisë, ndërsa ka fituar me 63.66 % të votave kandidati i Aleancës për Shqipërinë Europiane Pali Kolefski.

Kolefski ka marrë 1,505 vota, ndërsa bashkia e dytë me pjesëmarrje më të madhe pas Pustecit është ajo e Librazhdit, ku votoi 37.52% e popullsisë dhe u rikonfirmua për një mandat të dytë Kastriot Gurra.

Bie në sy fakti që Gurra ka marrë më shumë vota edhe se në vitin 2015. Në vitin 2015 ai mori 10 mijë e 587 vota ndërsa në këto zgjedhje, pas numërimit të të gjitha kutive rezulton se ka marrë 11 mijë e 383 vota.

Ndërsa bashkia e tretë që ka ‘nderuar’ kryeministrin Edi Rama me pjesëmarrje është ajo e Tepelenës me 36.59% të popullsisë.

Sipas shifrave të pupblikuar nga KQZ, deri tani janë numëruar 28 nga 29 kuti dhe kryeson me 96.71% të votave Tërmet Peçi i Aleancës për Shqipërinë Europiane Pali Kolefski, i cili konkretisht ka marrë 4228 vota, duke lënë pas me nëj diferencë shumë të madhe kundërshtarin e tij.

Ndërkohë tre bashkitë me pjesëmarrje më të ulët janë Lezha, Shkodra dhe Kamza. Në Lezhë ka votuar vetëm 8.93% e popullsisë, në Shkodër 9.67%, ndërsa në Kamëz 10.95% e popullsisë,

Sakaq në bashkinë e Tiranës kanë votuar 25.86% e qytetarëve.

---- ----
-----