Ballina Lajme nacionale Supsendohet zyrtari korrektues që u përfshi në përleshjen në LDK

Supsendohet zyrtari korrektues që u përfshi në përleshjen në LDK

15
SHPËRNDAJE

Para pak ditëve ka ndodhur një përleshje në mes të zyrtarëve të një dege në LDK.

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka shkarkuar zyrtarin e saj, i cili u përshi në përleshjen që ndodhi në nëndegën e LDK-së.

“Shërbimi Korrektues i Kosovës pas njoftimit nga policia e Kosovës se zyrtari korrektues me inicialet R. G është përfshirë në rrahje gjatë kuvendit zgjedhor të LDK-së, ka marr masa duke e suspenduar zyrtarin në fjalë dhe menjëherë ka iniciuar procedurën disiplinore”, thuhet në njoftim.

Masa disiplinore do të mbetet në fuqi deri në vendimin final të komisionit disiplinor.

-----