Ballina Sport Superkupa e Europës/ Mane: Fitojmë, Stambolli është fusha me fat për ne!

Superkupa e Europës/ Mane: Fitojmë, Stambolli është fusha me fat për ne!

8
SHPËRNDAJE

Sadio Mane është optimist se “Të Kuqtë” do të triumfojnë përballë Chelsea-t në sfidën për Superkupën e Europës.

Sulmuesi i Liverpool beson se Stambolli është një fushë me fat për ekipin e tij.

“Shpresojmë të fitojmë nesër. Stambolli është me fat për ne dhe do të bëjmë që ai të vazhdojë të jetë një qytet i tillë për Liverpool.

Kam parë ndeshjen e Chelsea në Premier League, dhe pavarësisht rezultatit, kanë krijuar shumë raste për gol. Janë një skuadër e mirë, por ne do të bëjmë maksimumin për të fituar”, deklaroi Mane.

The post Superkupa e Europës/ Mane: Fitojmë, Stambolli është fusha me fat për ne! appeared first on Lajmi i Fundit – Lajme.