Ballina Sport SUPERIORE LIVE/ Vllaznia në avantazh, karton i kuq dhe gol në “Elbasan...

SUPERIORE LIVE/ Vllaznia në avantazh, karton i kuq dhe gol në “Elbasan Arena”

14
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral - -------
Kanë filluar dy ndeshjet e para të javës së 24-t të Kategorisë Superiore. Vllaznia kryesuese po luan në “Loro Boriçi” kundër Bylis, sfidë që duhet fituar për të mos humbur vendin e parë.

Në të njëjtën kohë ka filluar edhe takimi Kukësi-Apolonia në “Elbasan Arena”. Djemtë e Mirel Josës kërkojnë rikthimin te fitorja pas katër ndeshjeve, ndërsa fierakët duan pikë për objektivin mbijetesë. /abcnews.al

KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 24
Vllaznia-Bylis 1-0
(Dilaver 14′)
Kukësi-Apolonia 1-0
(Ibraimi (pen) 45+3′)

45+3′ Kukësi në avantazh, edhe pse me një lojtar më pak. Peposhi fitoi një penallti në minutat shtesë dhe Agim Ibraimi e dërgoo topin në rrjetë.

42′ Kukësi mbetet me dhjetë lojtarë. Mbrojtësi i skuadrën verilindore, Altin Bytyçi gaboi duke rikthyer një top pas, teksa menjëherë kreu një faull në hyrje të zonës së tij. Karton i kuq për 20-vjeçarin.

14′ Zhbllokohet ndeshja në “Loro Boriçi”. Ekipi shkodran ka kaluar në avantazh falë golit të Haris Dilaver. Sulmuesi boshnjak shfrytëzoi një kros nga e majta dhe e devijoi topin drejt portës kundërshtare.

The post SUPERIORE LIVE/ Vllaznia në avantazh, karton i kuq dhe gol në “Elbasan Arena” appeared first on Abc News.

---- ----
-----