Ballina Sport Supergol i Manajt me Barcelonën B, i jep fitoren në derbi!

Supergol i Manajt me Barcelonën B, i jep fitoren në derbi!

22
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Rey Manaj po kalon një moment të mirë në Spanjë me Barcelonën B. Sulmuesi i kombëtares shqiptare, realizoi një gol shumë të bukur në derbin ndaj Espanyol B.

Goli spektakolar i realizuar nga Manaj në minutën e 80-të rezultoi deçiziv edhe për Barcelonën B pasi i dha fitoren skuadrës blaugrana që u ngjit në vendin e 7-të të grupit 3 në Segunda Division B.

Për Rey Manajn ky ishte goli i 5-të që realizon për Barcelonën B. Futbollisti i kombëtares shqiptare shpreson të vijojë me paraqitjet e mira për të bërë një hap më cilësor në merkaton e janarit.

---- ----
----
-----
-----