Ballina Sport Super Ronaldo, njeriu i parë që arrin 200 milionë ndjekës në Instagram

Super Ronaldo, njeriu i parë që arrin 200 milionë ndjekës në Instagram

81
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Cristiano Ronaldo i pakonkurrueshëm në rrjetet sociale. Ylli i Juventusit ka shënuar një rekord të ri, duke u bërë personi i parë në botë, që kapërcen kuotën e 200 milionë ndjekësve në Instagram. Askush nuk mund të “hahet” me portugez sa i përket popullaritet.

Ai lë pas këngëtaren e famshme amerikane Ariana Grande dhe aktorin hollivudian Dwayne Johnson, me nga rreth 170 milionë ndjekës në profilet përkatëse.

Një studim i vitit të kaluar tregoi se çdo postim i sponsorizuar në llogarinë e Ronaldos vlen pothuajse 900.000 euro. Të ardhurat e tij arritën në 48 milionë euro vetëm për fotot e ngarkuara në rrjetin social të lartpërmendur, një shumë që e tejkalon pagën e tij te Juventusi.

Në “top 10” janë edhe dy futbollistë të tjerë, rivalë të CR7: Lionel Messi dhe Neymar. Argjentinasi mban vendin e tetë, ndërsa braziliani të dhjetin.

---- ----
----
-----
-----