Ballina Lajme nacionale Sulmohet një polic në veri të Kosovës

Sulmohet një polic në veri të Kosovës

82
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Një polic është sulmuar në veri të Kosovës.

Një pjesëtar i Policisë së Kosovës, i nacionaliteti serb, është lënduar në pikën kufitare në veri të Kosovës duke e shoqëruar një person që ka provuar të kalojë ilegalisht kufirin.

Policia Rajonale e Mitrovicës ka konfirmuar se polici është sulmuar nga një grup njerëzit derisa po e përcillte në stacion policor personin që tentoi ta kalonte ilegalisht kufirin.

“Policia ka kapur një person që ka tentuar të kalojë kufirin ilegalisht. Duke e shoqëruar për në stacion policor, një grup e ka sulmuar policin. Është dëmtuar edhe vetura, por ajo ka qenë civile”, ka zëdhënësi i Policisë, Besim Hoti.

Ai ka thënë se tre persona që e kanë sulmuar policin janë identifikuar dhe Policia e Kosovës është në kërkim të tyre.

---- ----
----
----- ----
-----