Ballina Lajme Bota/Rajoni Sulmohet një anije iraniane e mallrave, për Teheranin incidenti është “akt terrorist”

Sulmohet një anije iraniane e mallrave, për Teheranin incidenti është “akt terrorist”

21
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Numri i transportit iranian me kontejnerë që ka udhëtuar në Detin Mesdhe është dëmtuar në një sulm këtë javë, kumtoi një përfaqësues zyrtar iranian, duke e quajtur incidentin “akt terrorist”. Anija është dëmtuar pak nga një mjet shpërthyes, por askush nga ajo nuk është lënduar, deklaroi Ali Giasi, zëdhënës i shpedicionit shtetëror IRISL. Sulmi ka ndodhur të mërkurën.

“Aktet e tilla terroriste paraqesin piratëri detare, shtoi ai, pa dhënë më shumë detaje.

Akuza vjen një ditë prejse “Uolstrit xhurnal” publikoi se Izraeli ka sulmuar së paku 12 anije të cilat kanë lundruar drejt Sirisë, nga të cilat shumica kanë trnasportuar naftë iraniane, me mina dhe armë tjera.

Sulmet filluan kah fundi i vitit 2019 dhe ishin kahëzuar drejt anijeve iraniane dhe anijeve tjera iraniane të mallrave, thuhet në tekst, duke i’u referuar “përfaqësuesve amerikan dhe rajonal”.

Disa nga sulmet izraelite në Detin e Kuq dhe rajone tjera janë kahëzuar kundër furnizimit me armë për Iranin, thuhet në raport.

Sulmet nuk i kanë përmbytur cisternat, por kanë detyruar së paku dy anije të kthehen në portin në Iran.

Izraeli bën përpjekje ta ndalë tregtinë me naftë sepse beson se me profitin financohen ekstremistët rajonal, publikoi “Uolstrit xhurnal”.

The post Sulmohet një anije iraniane e mallrave, për Teheranin incidenti është “akt terrorist” appeared first on KOHA.

---- ----
-----