Ballina Lajme Bota/Rajoni Sulmohet me raketa ambasada e SHBA në Irak

Sulmohet me raketa ambasada e SHBA në Irak

25
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

4 raketa shpërthyen mbrëmjen e së martës në zonën më të fortifikuar të Bagdadit dhe sipas zyrtarëve të sigurisë kishin si objektiv godinën e ambasadës së Shteteve të Bashkuara.

Sirenat e alarmit pushtuan të ashtuquajturën Zonë të Gjelbër, ku ndodhen disa ndërtesa qeveritare dhe misionet e huaja diplomatike.

Të dhënat zyrtarë bëjnë me dije se si pasojë e shpërthimeve 1 i mitur humbi jetën ndërsa 5 persona të tjerë u lënduan.

Raketat u lëshuan nga zona lindore e Bagdadit, por deri në këto momente askush nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin.

---- ----
----
-----
-----