Ballina Lajme nacionale Sulmohet me mjet të mprehtë një person në Fushë Kosovë

Sulmohet me mjet të mprehtë një person në Fushë Kosovë

15
SHPËRNDAJE

Të martën e kaluar një person është sulmuar me një mjet të mprehtë.

Ngjarja ka ndodhur në Fushë Kosovë.

“Një mashkull Shqiptar shtetas i Shqipërisë ka pësuar lëndime të rënda trupore pasi është sulmuar fizikisht me mjet të mprehtë nga dy të dyshuar meshkuj K/Shqiptar”, njofton raporti policor.

Të dyshuarit janë prangosur dhe të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor për arsye se edhe ata ishin të lënduar.

Viktima është dërguar për tretman mjekësor dhe sipas mjekëve gjendja e tij është stabile. Ndërsa, të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

-----