Ballina Lajme Bota/Rajoni Sulmi terrorist me 22 të vrarë në Manchester Arena, merret vendimi për...

Sulmi terrorist me 22 të vrarë në Manchester Arena, merret vendimi për autorin

24
SHPËRNDAJE

Vëllai i sulmuesit me bombë në Manchester Arena ku u vranë 22 njerëz në maj 2017 është shpallur sot fajtor për ndihmë në planifikimin e një prej sulmeve më të rënda terroriste në historinë e Britanisë.

Hashem Abedi nuk ishte në gjykatë për të dëgjuar vendimin unanim pasi vendosi të mos marre pjesë në fillim të javës. Ai u la me vendimin maksimal ; atë të burgimit të përjetshëm. Juria lexoi secilin nga emrat e viktimave dhe familjarët e tyre në sallë dëgjoheshin të qanin.

Kreu i anti-terrorizmit tha pas vendimit se 22-vjeçari ishte shtyrë nga “ideologji e sëmurë” dhe nuk do të kishte ndaluar aktivitetin e tij vrasës nëse nuk do të ishte kapur.

Sulmi vetëvrasës ishte më i rëndi në token britanike që prej sulmeve të 7, dhe u krye nga vëllai i Abedi, Salman, ndërsa i pari kishte tentuar të hidhte të gjithë fajin te vëllai i vdekur.

Por gjatë hetimeve u zbulua se i akuzuari kishte qëndruar krah për krah me të vëllanë gjatë organizimit, duke vepruar si shoferi dhe tekniku i tij meqëllimin për të vrarë sa mëshumë njerëz në koncertin e Ariana Grande në Manchester.

-----