Ballina Lajme Bota/Rajoni Sulmi i Iranit/ Ofrohet 80 mijë dollarë për çdo viktimë të aksidentit...

Sulmi i Iranit/ Ofrohet 80 mijë dollarë për çdo viktimë të aksidentit ajror me avionin ukrainas

27
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Ukraina kërkon nga Irani një dëmshpërblim më të madh për viktimat e aksidentit ajror të 8 janarit. “Sigurisht, jeta e njeriut nuk mund të matet me të holla, por ne do të bëjmë përpjekje për më shumë dëmshpërblime për familjet e viktimave”, tha presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskiy.

Forcat e mbrojtjes ajrore të Rojeve Revolucionare të Iranit e rrëzuan aeroplanin e kompanisë “Ukraine Airlines” disa minuta pas ngritjes në qiell, duke lënë të vrarë 176 persona. Irani u shpreh se e rrëzoi aksidentalisht aeroplanin civil dhe premtoi se do t’ia dorëzojë Ukrainës kutitë e zeza për t’i analizuar.

Presidenti ukrainas tha se Irani ende nuk i ka dorëzuar kutitë e zeza, ndërkohë që zyrtarët iranianë deklaruan se specialistët ukrainas do të udhëtojnë në Teheran për të bërë analizat e kutive.

Ndërkohë, shifra e dëmshpërblimit prej 80 mijë dollarë për person, është konsideruar e vogël nga autoritetet ukrainase.

---- ----
----
-----
-----