Ballina Sport Sulmet me qëllime politike, si po e përdorin Ligën Armand Duka dhe...

Sulmet me qëllime politike, si po e përdorin Ligën Armand Duka dhe Koço Kokëdhima

11
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral - -------

Federata Shqiptare e Futbollit ka shpikur së fundmi Ligën e Futbollit, e cila pretendohet sikur është e pavarur dhe ka vendosur bojkotin e kampionatit, duke vendosur ultimatume për t’iu plotësuar 4 pikat e caktuara prej tyre.

E vërteta është se kjo Ligë që pretendohet si e pavarur,  komandohet direkt nga Armand Duka, i cili është përgjegjësi kryesorë për krizën ku është zhytur futbolli sot dhe tashmë e kërkon shpëtimin nga ana e qeverisë.

Tolerimet e tij, aleancat e shëmtuara, mos ndëshkimet ndaj cilido klub që ka shkelur rregullat financiare, ka sjellë këtë krizë ekonomike të klubeve, të cilat tani kërkojnë tu falet të gjitha borxhet dhe kamatvonesat, duke krijuar një precedent shumë të rrezikshëm.

Por kjo Ligë ka dhe disa personazhë qesharakë që po mundohen të bëhen protagonistë, duke e kthyer betejën për futbollin në një betejë personale kundër kryeministrit Edi Rama.

I pari është presidenti i FSHF-së Armand Duka, i cili është kthyer në një kukull të presidentit Ilir Meta.

Për këtë të fundit, Armand Duka e ka kthyer FSHF-në të gjithën në dispozicion të tij, ku përveç drekave e darkave që han bashkë, e ktheu në personazhin kryesorë që shpërndante medaljet dhe jepte kupat.

Pas tij vjen Koço Kokëdhima, të cilin Duka duket se e ka punësuar si zëdhënësin e ashtëquajturës Ligë e Futbollit.

Një personazh që më shumë se sa hallin e futbollin, ka si synim sulmet personale ndaj kryeministrit Edi Rama.

Mënyra skandaloze e komunikimit dhe ultimatumet e tij, mjaftojnë për të kuptuar se më shumë si Ligë Futbolli, do vlente të quhej si Ligë Politike.

Mjafton të shohësh Armando Dukën dhe zëdhënsin e tij Koço Kokëdhimën që po hiqen si shpëtimtarët e sportit, kupton që ky futboll është i pa shpresë. (TemA)

---- ----
-----