Ballina Lajme Bota/Rajoni Sulmet me dronë ia vënë flakën dy stacioneve me të mëdha të...

Sulmet me dronë ia vënë flakën dy stacioneve me të mëdha të naftës në botë

20
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Dy stacione të rëndësishme të naftës në Arabinë Saudite, të cilat janë pronë e kompanisë shtetërore “Aramco”, janë përfshirë nga flakët në mëngjesin e së shtunës.

Lajmin e bënë të ditur mediet shtetërore të këtij vendi.

Në disa pamje të publikuara në internet shihen zjarr dhe tym i madh në Abqaiq, qendrën më të madhe në botë për përpunimin e naftës.

Një sulm tjetër me dron bëri që edhe impianti në fushën Khurais në lindje të Arabisë Saudite. Mediet shtetërore raportuan se të dy zjarret tashmë janë vënë nën kontroll.

Për sulmet e kaluara ndaj impianteve të naftës në Arabinë Saudite janë fajësuar rebelët Houthi, të cilët dyshohet se kanë lidhje me Iranin.

“Në orën 4 të mëngjesit, ekipet e sigurisë në Aramco filluan të përballen me zjarret në dy qendra në Abqaiq dhe Khurais si rezultat i dronëve. Të dyja zjarret janë vënë nën kontroll”, raportoi agjencia zyrtare e lajmeve.

Dyshohet se rebelët po e sulmojnë shtetin saudit për shkak të intervenimit ushtarak në Jemen. Jemeni është në luftë nga viti 2015, kur rebelët e detyruan presidentin Abdrabbuh Mansour Hadi të largohet nga vendi, shkruan “BBC”, përcjell express.

---- ----
----
----- ----
-----