Ballina Lajme Bota/Rajoni “Sulm nga brenda”, vriten 2 ushtarë amerikanë në Afganistan

“Sulm nga brenda”, vriten 2 ushtarë amerikanë në Afganistan

34
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Ushtria amerikane në Afganistan njoftoi sot se të paktën dy ushtarë të saj janë vrarë dhe gjashtë të tjerë u plagosën kur një ushtar i forcave aleate afgane, qëlloi me armë ndaj tyre.

Një zëdhënës i forcave amerikane tha se ngjarja ndodhi në distriktin Sherzad të provincës lindore të vendit, Nangarhar.

Zyrtarët e ushtrisë amerikane thanë se po mbledhin informacione rreth shkakut apo motivit të sulmit për të cilin nuk dihet ende asgjë. Ministria afgane e Mbrojtjes njoftoi se gjatë incidentit u vra edhe një ushtar afgan.

Guvernatori i provincës lindore të Afganistanit Shah Mahmood Miakhel i tha “Zërit të Amerikës” se gjatë incidentit u vra gjithashtu edhe autori i sulmit.

Miakhel bëri të ditur se autoritetet kanë nisur hetimet mbi ngjarjen. Provinca e Nangarharit kufizohet me Pakistanin dhe disa nga distriktet e saj shërbejnë si “kështjella” për kryengritësit talebanë apo baza për militantët e lidhur me grupin terrorist terrorist të Shtetit Islamik.

---- ----
----
-----
-----