Ballina Sport Suksesi i madh, Gasperini: Super arritje, Kupa do ishte qershia mbi tortë

Suksesi i madh, Gasperini: Super arritje, Kupa do ishte qershia mbi tortë

12
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Atalanta ia del të sigurojë kualifikimin në grupet e Champions League për të tretën herë radhazi. Ekipi bergamask nuk surprizon më askënd, teksa vazhdon të luajë futbollit më të bukur në Itali dhe të shënojë gola pafund.

Suksesi 3-4 në fushën e Genoas solli arritjen e objektivit madhor, por nuk mbaron këtu. Berat Gjimshti me shokë do të tentojë të fitojnë Kupën e Italisë më 19 maj. Në finale do të kenë përballë Juventusin, ekip ndaj të cilit nuk kanë humbur këtë sezon në kampionat.

Arkitekti i Atalantës, Gian Piero Gasperini flet rreth fitores së sotme dhe suksesit të madh. “Për ne, rikthimi në Champions League këtë vit ka një shijë shumë të mirë. Është një arritje e madhe fakti që do të luajmë për të tretin vit radhazi në Champions.

Tani të fokusohemi te finalja e Kupës së Italisë ndaj Juventusit. Fitorja do të ishte kurorëzimi i gjithë punës që kemi kryer në këtë periudhë, do të ishte qershia mbi tortë“, deklaroi trajneri i skuadrës italiane. /abcnews.al

The post Suksesi i madh, Gasperini: Super arritje, Kupa do ishte qershia mbi tortë appeared first on Abc News.

---- ---- ----
-----