Ballina Sport Suarez: Më thoshin se kam mbaruar, por më shtuan dëshirën të shkëlqeja...

Suarez: Më thoshin se kam mbaruar, por më shtuan dëshirën të shkëlqeja te Atletico

10
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Luis Suarez la Barcelonën në verën e shkuar dhe kaloi te Atletico Madrid. Sezoni i shkuar te Barcelona ishte mjaft i vështirë dhe sulmuesi mori kritika të shumta. Më pas drejtuesit nuk i besuan më dhe vebdosën ta largonin me pahir, pa dëshirën e tij.

Në të tilla kushte ai vendosi të shkojë në Madrid, ku është një nga golashënuesit më të mirë në La Liga dhe më i miri për skuadrën e tij, duke ndihmuar ekipin të jetë drejt fitimit të titullit kampion në Spanjë. Së fundmi Suarez ka folur për Marca dhe tregon se kritikat i shtuan dëshirën për të bërë mirë.

“Vitin e shkuar kam marrë shumë kritika dhe thoshin për mua se nuk isha në gjendje të garoja për kompeticione të rëndësishme, ose se te Barcelona nuk mund të tregoja një nivel të lartë. Dhe kjo krijoi një sfidë për mua në nivelin individual që më bëri të tregoj nivelin tim të vërtetë te Atletico Madrid”, u shpreh Suarez. /abcnews.al

The post Suarez: Më thoshin se kam mbaruar, por më shtuan dëshirën të shkëlqeja te Atletico appeared first on Abc News.

---- ---- ----
-----