Ballina Lajme Bota/Rajoni Stuhi dhe dallgë të mëdha, ja çfarë moti e pret Shqipërinë nesër

Stuhi dhe dallgë të mëdha, ja çfarë moti e pret Shqipërinë nesër

22
SHPËRNDAJE

Bregdeti shqiptar është goditur nga stuhi të fuqishme.

Këtë të dielë dy persona u mbytën dhe dhjetëra pushues të tjerë rrezikuan jetën për shkak të motit të keq dhe përkeqësimit të dukshëm të situatës në plazh.

Por dita e nesërme pritet që të jetë po ashtu me një mot të paqendrueshëm në Shqipëri. Sipas IGJEUM, dita e hënë do të përcillet me reshje të dobëta në të gjitha qarqet, me përjashtim të Shkodrës e Lezhës, ku reshjet do të jenë mesatare dhe në vende të caktuara të shoqëruara dhe me shtrëngata.

Kësisoj, pushuesit në Lezhë do duhet të tregojnë një kujdes të shtuar dhe ditën e nesërme në plazh. Po sipas IGJEUM era do të fryjë e fortë në zonat bregdetare.

Moti për nesër sipas IGJEUM:

Nesër (e hënë, dt.29) priten reshje të dobëta në të gjithë qarqet, me përjashtim të qarkut të Shkodrës dhe Lezhës ku reshjet do të jenë mesatare dhe të shoqëruara me shtrëngata

-----