Ballina Lajme Bota/Rajoni STUDIMI: Të vaksinuarit mund të lëvizin pa maska pas formimit të antitrupave

STUDIMI: Të vaksinuarit mund të lëvizin pa maska pas formimit të antitrupave

28
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral - -------
Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) ka njoftuar se personat që janë të vaksinuar mund t’i kthehen disi në normalitet. Ata që kanë marrë vaksinat mund të takohen me njerëz të tjerë vaksinuar.

Njerëzit konsiderohen të mbrojtur dy javë pasi kanë marrë dozën e fundit të vaksinës së tyre. Ekspertët e shëndetësisë thonë gjithashtu se duhen të vijojnë të shmangen udhëtimet dhe grumbullimet. Ndërkaq në udhëzime thuhet se pasi të kenë krijuar antitrupat, për të cilat duhet më shumë se dy javë, njerzit e vaksinuar mund të heqin edhe maskat.

“Ne kemi filluar të përshkruajmë se si duket një botë pa kufizime ndërsa përpiqemi të parandalojmë përhapjen e Covid-19. Ndërsa gjithnjë e më shumë njerëz vaksinohet lista e aktiviteteve do të vazhdojë të rritet,” tha këshilltari i lartë i CDC Andy Slavitt.

Sipas ekspertëve miratimi i një vaksine të tretë me një dozë të vetme e Johnson & Johnson, për t’u bashkuar me versionet Moderna dhe Pfizer-BioNTech, gjithashtu ka ndihmuar në rritjen e furnizimit me vaksina e rrjellimisht ka më shumë persona të vaksinuar.

BBC-Gazeta “Si”

---- ----
-----