Ballina Shëndetësi Studimi i fundit: Ja pse disa çifte e kanë të vështirë ngjizjen...

Studimi i fundit: Ja pse disa çifte e kanë të vështirë ngjizjen e bebes

269
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Mikrobiologu i njohur E’them Ruka nëpërmjet një statusi në Facebook ka shkruar se përse disa çifte e kanë të vështirë ngjizjen e bebes.

Ruka shkruan:

PSE DISA ÇIFTE E KANË TË VESHTIRË NGJIZJEN E BEBES?

Një mashkull dhe një femër harxhojnë kohë dhe energji për të ndërtuar jetën e tyre bashkëshortore. Por historia nuk mbaron këtu.

Një ekip kërkuesish të Universitetit të Stockholmit dhe Manchesterit bënë një zbulim interesant.

Vezët e femrës prodhojnë lëndë që tërheqin spermatozoidin e mashkullit për të realizuar pllenimin dhe ngjizur jetën. Lënda tërheqëse që prodhon veza e një femre bashkëshorte mund të mos i tërheq spermatozoidet e bashkëshortit të vet por të një mashkulli tjetër.

Nëse kjo ndodh femra e ka të vështirë të ngjizet me bashkëshortin e vet.

Njoha e këtij mekanzmi do të ndihmoje të kuptohet më mire enigma pse disa çifte e kanë të vështirë të kenë fëmijë. Kjo dukuri nuk ishte njohur më parë.

Rezultatet e këtij studimi janë botuar në revistën shkencore Proceedings of the Royal Society B.

---- ----
----
-----
-----